Prishtinë, më 18 prill 2023

Për nder të dhjetënetëshit të fundit të muajit Ramazan – Natës së Kadrit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbajti një ligjëratë para namazit të teravive kushtuar këtyre netëve në xhaminë “Pavarësia” në Prishtinë.

Ai u fokusua në vlerën dhe madhështinë që mbart Nata e bekuar e Kadrit, duke theksuar se kësaj nate edhe më ia shton vlerën zbritja e Kuranit.

“Muajit Ramazan i shtohet vlera edhe më shumë kur dihet se në këtë muaj zbriti libri i bekuar, Kurani fisnik. Pa këtë, ai do të mbetej si një muaj i thjeshtë. Në këtë muaj është një natë që ka vlerën e më shumë se një mijë muajve. Sipas shumicës së dijetarëve, kjo natë është në natën e 27, që tashmë e kemi kaluar, andaj lusim Zotin e Madhëruar që ibadetet dhe punët tona të na i ketë pranuar dhe të na shpërblejë me Xhenet.”

Ai foli edhe për kontributin e imamëve dhe xhematit tonë, duke thënë se ne ndihemi krenarë për xhematin që kemi.

“Falënderoj të gjithë imamët anekënd Kosovës, profesorët tanë dhe xhematin tonë, të cilët kanë dhënë dhe po japin një kontribut të çmueshëm për mbarëvajtjen e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ne jemi krenarë për këtë, dhe lusim Zotin e Madhëruar që të gjithë t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër” – u shpreh Myftiu Tërnava.


Në fund, imami i xhamisë “Pavarësia” Nexhmi ef. Hoxha, falënderoi në emër të xhematit Myftiun Naim ef. Tërnava për këtë vizitë dhe këtë ligjëratë, duke theksuar se si xhematë dhe si xhami jemi tejet të nderuar me këtë vizitë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…