Prishtinë, 12 korrik 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Hazirin. Pasiqë i dëshiroi mirëseardhje Myftiu Tërnava shprehi falënderimet për kreun komunal të Gjilanit duke çmuar lartë bashkëpunimin e ngushtë mes Komunës së Gjilanit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit si dhe bashkëpunimin institucional me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri tha se qëllimi prioritar i Komunës së Gjilanit ka qenë dhe mbetet që të jetë në shërbim të mirëfilltë të përmirësimit të jetës së qytetarit si dhe për këtë qëllim koordinon dhe bashkëpunon ngushtë me BIRK-në dhe se me kryetarin e Këshillit të BI në Gjilan kanë raporte korrekte dhe gjithmonë i karakterizon fryma e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…