Me 15 maj Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e xhumasë .Ai foli për rëndësinë dhe vlerën e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, dhe kërkimit të Natës së Kadrit, duke ftuar besimtarët që të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut.

Myftiu Tërnava ritheksoi se atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftarëve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji.

Poashtu Myftiu Tërnava trajtoi çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIRK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Ai më tej tha se përmallimi për xhami buron nga imani tek secili mysliman, por që duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne ti kthehemi normalitetit”.-tha myftiu Ternava

Myftiu poashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim t’i respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduar me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

Ai përmendi një takime me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive.

Ai ën fund kërkoi nga besimtarët që këto ditë të mbetura të Ramazanit të kalojën sa më shumë në ibadet, falje, lexim Kurani dhe ndihmë të njëri tjetrit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…