Prishtinë, 19 qershor2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë ishte për ngushëllime te kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të tij Hilmi Haradinaj. Me këtë rast Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin e tij personal, duke u lutur për të ndjerin që Zoti ta shpërblejë për kontributin dhe sakrificën e tij për vendin para, gjatë dhe pas luftës. Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi Myftiun me bashkëpunëtorë për ngushëllimet.