Prishtinë, 28 dhjetor

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, sot inspektoi punimet që po zhvillohen në Rahovec, Mleqan, Llazice dhe e Korroticë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava pa nga afër punët që po kryhet dhe nga përgjegjësit u informua mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve.

Ai në nga kjo vizitë u nda i kënaqur dhe shprehu bindjen se këto objekte shumë shpejt do të finalizohen dhe se komuniteti i këtyre vendeve do të ndihen më mirë pasi që po ngrihet infrastruktura e objekteve fetare për të përmirësuar jetën dhe për të lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.
Ai me këtë rast tha se BIRK-u do të vazhdojë edhe më tej me ofrimin e kushteve dhe me realizimin e projekteve, të cilat arrijnë nga këshillat e BI-së në mënyrë që xhemati ynë të ndihet mirë në kryerjen e obligimeve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…