Prishtinë, 16 maj 2019

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryeparlamentari Kadri Veseli bënë iftar me nxënësit e Medresesë „Alauddin“ në Prishtinë.

Në emër të drejtorit të Medresesë dhe stafit dhe nxënësve të “Alauddinit” në Prishtinë, mysafirëve mirëseardhje u dëshiroi sekretari Sulejman Osmani, i cili i falënderoi mysafirët për pjesëmarrje në këtë iftar të përbashkët.

Më pas një fjalë rasti mbajti Myftiu Tërnava, i cili uroi për Ramazanin duke lutur Zotin që agjërimin dhe duatë të na i pranojë. Ai më pas falënderoi kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me bashkëshorte dhe ministrin Uran Ismaili me bashkëshorte për pjesëmarrje në këtë iftar. Ai më pas tha se Medreseja është një vatër e dijes dhe e çështjes kombëtare, që për dekada tregoi se është e pathyeshme duke dhënë një kontribut karshi të gjitha furtunave që vinin në drejtim të saj nga okupatori i atëhershëm serb. “Qëndroi e pathyer se e kishte të qartë vizionin dhe rrugën se kah duhet ecur. Të gjithë e kishim në mendje se duhet të bëjmë diçka për liri dhe medresistët dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për liri”- shtoi Myftiu Tërnava. [srizonfbalbum id=22]

Një fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, i cili shprehu mirënjohje për kontributin e BIRK-ut dhe të Medresesë „Alauddin“ për lirinë dhe shtetin e Kosovës dhe për ndërtimin e tij. Nxënësit e Medresesë janë shembull i sjelljes dhe i përkushtimit. 37 kanë rënë dëshmor nga Medreseja, kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por ka ardhur nga fryma e edukimit të profesorëve dhe të kësaj shkolle. Kemi kaluar shumë sfida së bashku kemi dalë më të fortë. Kosova jonë është krenare për besimin që ka në Zot, për besimin te Zoti duke njohur dhe respektuar edhe vëllezërit tanë katolikë dhe të besimeve të tjera. Ky objekt ka dhënë kontributin kur njerëzit janë frikuar të tubohen. Është një fakt se edhe Partia Shqiptare Demokristiane i ka filluar fillesat këtu në Medrese dhe kjo ishte zemërgjerësia e BIK-ut dhe e udhëheqësve të tij në krye me Myftiun Tërnava”- tha kryeparlamentari Veseli.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 29 mars 2024 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, s…