Prishtinë,27 shkurt 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe me delegacionin e kryesuar nga Dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh edhe anëtar i fondacionit “Al Maktoum” vizituan Këshillin e BI-së së Pejës dhe disa objekte vakëfore, të ndërtuara nga fondacioni “Al Maktum”. Me këtë rast në pritje të tyre ishte kryetari i KBI-së së Pejës Musli ef Arifi, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke i njohur ata me jetën fetare dhe me veprimtarinë që po bëhet nëpër xhami të Pejës dhe falënderoi Myftiun Tërnava dhe EBA- në për investimet që bënë për KBI-në e Pejës. Me këtë rast, po ashtu Myftiu Tërnava falënderoi delegacionit e EBA-së, nëpërmjet dr. Mirza As Saeg, qeverinë dhe popullin e EBA-së për ndihmën që i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës si dhe në lobimin që bën EBA-ja që shteti ynë të njihet edhe më shumë në skenën ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë. Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg theksoi se ndihet i nderuar nga pritja tepër vëllazërore nga Myftiu Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij duke premtuar se do të ndihmojë edhe për projekte të tjera.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…