Prishtinë,25 janar 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi ef. Rrahimi, sot vizituan Xhafer Tahirin, kryetar i komunës së Vushtrrisë. I uruan zgjedhjen në postin e kryetarit të komunës. Kryetari Tahiri i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe e falënderoi për vizitën, duke vlerësuar se marrëdhëniet mes dy institucioneve janë shumë të mira dhe u zotua se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që të jetë në funksion dhe shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.
Myftiu Tërnava, nga ana e tij, uroi kryetarin Tahiri për postin e ri duke i dëshiruar sukses dhe njëherit shprehu konsideratën për bashkëpunimin shumë të mirë mes BIRK-ut dhe Komunës së Vushtrrisë për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve.

Po në këtë takim, kryetari i KBI-së nëVushtrri z. Rrahimi dhe kryetari Tahiri, në prani të Myftiut Tërnava, nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë. Me këtë marrëveshje komuna merr përsipër të përballojë të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët në territorin e komunës së Vushtrrisë.
Në këtë vizitë, Myftiu Tërnava vizitoi edhe selinë e KBI-së në Vushtrri, ku u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi ef. Rrahimi dhe stafi i tij. Me këtë rast, u njohën me rrjedhat dhe projektet që janë në realizim gjatë këtij viti në këtë këshill. Myftiu Tërnava premtoi se BIRK-u edhe në të ardhmen do të përkrahë dhe do të ndihmojë projektet në të mirë të xhematit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…