Prishtinë, 31 janar 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Suharekës, Halim ef. Shehu, takuan kryetarin e komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Muharremaj për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe uroi që punët t’i shkojnë mirë e mbarë gjatë mandatit të tij katërvjeçar.
Në këtë takim, të dy palët çmuan bashkëpunimin shumë të mirë që kanë shtruan nevojën e bashkëpunimit e më të madh në mes të këtyre dy institucioneve. Myftiu Tërnava çmoi kontributin e komunës së Suharekës dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me KBI-në në Suharekë dhe fokusimin e bashkëëpunimit në projekte që do të ndihmonin dhe lehtësonin jetën e qytetarit. Nga ana e tij, kryetari Muharremaj tha se ndihet kryetar i të gjithë qytetarëve dhe i konsideron njëjtë të gjitha bashkësitë fetare në komunë, se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe që do të ndihmojë të gjitha bashkësitë fetare brenda mundësitë që ka një kryetar komune.

Unë do të angazhohem që të ndaj mjete për pastrimin e të gjitha varrezave në komunën ë Suharekës, pasi kjo ka qenë edhe pjesë e programit tim elektoral,- shtoi kryetari Muharremaj.
Para se ta vizitonte kryetarin Bali Muharremaj, Myftiu Tërnava kishte vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Suharekës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…