Prishtinë, më 27 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava edhe këtë vit ka shtruar iftar për administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës. 

Ky iftar, tradicional tashmë, shtrohet në çdo muaj Ramazan, në Ditën e Fitores së Bedrit.

Myftiu i Kosovës, falënderoi administratat e këshillave të Bashkësisë Islame, si dhe imamët për punën që po bëjnë, në veçanti në Ramazan.

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame, dëshiroj t’ju falënderojë të gjithë juve pa asnjë dallim, për mundin për sakrificën dhe për gatishmërinë për të qenë me xhematin dhe për t’i orientuar në rrugën e drejtë.”

Në çastet e iftarit, Myftiu i Kosovës, bëri dua që në çdo vend të botës të mbretërojë paqja dhe harmonia.

“Në botë kemi 110 konflikte të hapura, gjë që për shoqërinë njerëzore është një alarm se njerëzit duhet të ulen rreth tryezës që në botë të dominojë paqja, humaniteti dhe të pushojnë të gjitha luftërat. Edhe sonte këtu lutemi për vëllezërit në Gaza që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij dhe lutjet e tyre të pranohen.”

Po ashtu, nga Myftiu i Kosovës u potencuan me shqetësim rastet e fundit që po ndodhin në Kosovë të vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…