Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, ku në radhë të parë temë diskutimi ka qenë solidariteti për muajin e Ramazanit dhe gjendja në Kosovë nga pandemia Covid-19.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka falënderuar Veselin që në natë si kjo me vlerë kaq të madhe ka qenë mysafir në Bashkësinë Islame.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar Bashkësinë Islame për ndihmën që është duke bërë në kohë të pandemisë dhe në prag të muajit të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…