Myftiu Tërnava është vlerësuar një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës). Në këtë listë janë përfshirë figurat në bazë të ndikimit të tyre në bashkësitë myslimanë, mënyrën në të cilën ndikimi i tyre u ka shërbyer komunitetit, si në botën islame ashtu edhe në prezantimin e Islamit jo-myslimaneve.

Publikimi “500 myslimanë më me ndikim në botë në vitin 2017”, në radhë të parë promovon “Top-Listën e 50 myslimanëve, ndikimi i të cilëve mund të ndihet në kontekstin ndërkombëtar”. Në arsyetimi për zgjedhjen e Myftiu Tërnava, është dhënë se ai paraqet një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë myslimane për të kapërcyer tmerret e luftës. Dhe është evidentuar fakti se ai është një nga nismëtarët e Këshillit Ndërfetar të Kosovës. Myftiu Tërnava së bashku me reisin e Bosnjës janë listuar në seksionin “Menaxhimi i çështjeve fetare”.Ndërsa në listën tek “Politikanët”, është përfshirë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …