Myftiu Tërnava në audiencë te mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud

Prishtinë, 27 shkurt 2015
Dje, mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, priti në Pallatin mbretëror në Rijad pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “Luftimi i terrorizmit”, e cila u mbajt në Mekë për tri ditë rresht.

Në këtë konferencë qenë të pranishëm personalitete të shquara nga 40 vende të ndryshme të botës, ku pati edhe kryetarë, ministra, liderë fetar, dijetarë eminent myslimanë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Në këtë konferencë nga Kosova qe myftiu i Kosovës, Naim Ef. Tërnava, i cili ishte i pranishëm edhe në pritjen e mbretit të Arabisë Saudite, që u bë për pjesëmarrësit e konferencës.{gallery}mlkmuetemer{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Deklaratë për opinion

Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciati…