Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, më 16 shtator ka pritur Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnavën, me të cilin bisedoi për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve. Ministri Agani fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava, për ligjëratën e organizuar nga BIK-u, në të gjitha xhamitë e vendit, për nder të Ditës Botërore të Tokës, që për tematikë kishte rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Gjithashtu, ministri Agani shprehu përkushtimin e tij që të avancohet edhe më tutje bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe tha se do të shikohet mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy institucioneve. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, falënderoi ministrin Agani për pritjen, duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë, në të gjitha fushat që ndërlidhen me interesat e BIK-ut dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…