Të premten,  më 14 shtator 2012, në Mitrovicë në një manifestim solemn u vu gurthemeli i xhamisë “Bajram Pasha-Isa Beg”, ku përpos qytetarëve të Mitrovicës e rrethinës, qenë të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, ambasadorja turke në Kosovë, znj. Songyl Ozan, ministri i Administratës Publike, z. Mahir Jakxhillar, nënkryetari i Mitrovicës, Riza Haziri, edhe shumë personalitete nga Turqia si deputeti i Parlamentit turk, z. Shirin Yllan, pastaj personalitete të larta nga Komuna e Bajram – Pashës në Stamboll të prirë nga Kryetari i komunës, Atila Ajdiner, Myftiu i Bajram Pashës, Izet Shener, valiu Abdulkerim Jazëxh, Myftiu i Pendikut, Zija Ersin, si dhe një numër i konsiderueshëm i biznesmenëve nga Bajram Pasha e Stambolli që kishin ardhur enkas për këtë manifestim.

{jathumbnail}Ndërtimi i xhamisë është bërë i mundur falë bashkëpunimit e vëllazërimit të Këshillit të BI në Mitrovicë me Myftininë e Bajram Pashës, dhe bashkëpunimit të mirë të dy komunave, asaj të Mitrovicës dhe të Bajram Pashës.
Xhamia do të jetë më e madhja në Kosovë dhe ndërtohet në vendin e ish-xhamisë Isa Beu, pasi që ish-objekti nuk ka qenë në gjendje që t’i plotësoj kërkesat e kohës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava fillimisht tha: “Dëshiroj që në emër të besimtarëve islam të Kosovës të falënderoj myftininë e Bajram Pashës, të falënderoj komunën e Bajram Pashës , të falënderoj biznismenët që janë prezent këtu dhe të gjithë ata që dhanë kontribut për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie të Allahut xh.sh. Xhamitë tona në Kosovë, disa nga to, janë më të vjetra se xhamitë e Stambollit, ngase 65 vjet pas Kosovës bëhet fet’h Stambolli”.
“Me këtë rast edhe njëherë falënderoj popullin turk për krejt atë që ka bërë për Kosovën, që ka ndihmuar Kosovën nëpër proceset që ka kaluar vendi ynë për të arritur deri te pavarësia. Ne, sot ndërtojmë xhami, shkolla, spitale, çerdhe për fëmijë e gjithçka që ka nevojë ky vend falë kontributit të vëllezërve dhe motrave tona, gjaku të derdhur të bijve e bijave më të mira të vendit tonë. Po ashtu, falënderoj edhe bashkësinë ndërkombëtare, e posaçërisht NATO-në, që na ndihmuan që të jemi të lirë”- tha myftiu Tërnava.
Ndërsa, duke folur për rolin e xhamisë në fjalë myftiu Tërnava, tha: “Kjo xhami do të forcoj edhe më tepër  lidhjet tona vëllazërore, ama Kosova ka edhe shumë nevoja të tjera për se presim ndihmën tuaj.”
“Ky investim vjen nga një shtet mik për ne siç është Turqia, si rezultat i bashkëpunimit të komunave të Turqisë me komunën tonë, objekti që po i vëmë sot themelin do ta zbukuroj qytetin tonë”- tha nënkryetri i Mitrovicës, z. . Riza Haziri
Kryetari i Bajram Pashës, Atila Ajdiner, tha: “Sot jemi këtu bashkë me 50 biznimen nga komuna e Bajram Pashës që kanë shprehur dëshirën e vullnetin që të ndihmojnë në ndërtimin e xhamisë.” Më tutje kryetari i Bajram Pashës tha se shumica e biznismenëve janë me origjinë nga Ballkani. Ai uroj që popujt e këtij nënqielli pavarësisht çfarë feje a etnie kanë, të jetojnë në paqe, liri e harmoni.
Myftiu i Bajam Pashës, Izet Shener, duke i përshëndetur të pranishmit tha: “Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur në këtë manifestim, ku po vejmë gurthemelin e xhamisë, e për të cilën shpresoj se shumë shpejt do të tubohemi për ta bërë inaugurimin e saj.”
Ambasadorja turke në Kosovë, znj.  Songyl Ozan tha: “Xhaminë që po e nisim sot do jetë një vend i bashkimit e unitet, vend që i ofron e edukon njerëzit. Popujt e Turqisë dhe të Kosovës i lidh e kaluara e përbashkët historike, kulturore e fetare.”
Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Këshillit, Jetish ef. Berisha, i cili pasi i përshëndeti,  në emër të Këshillit falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar që qyteti i Mitrovicës të nis ndërtimin e xhamisë më të madhe në Kosovë.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…