Prishtinë, 26 dhjetor 2018
Myftiu Tërnava falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehu gëzimin që Kosova arriti të formojë ushtrinë e cila është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit, dhe se BIK-u ka kontribuar në të kaluarën dhe do të kontribuojë për forcimin e ushtrisë.
“Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”- tha Myftiu Tërnava.
Ministri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe theksoi se kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i shërbejë zhvilimit dhe ecjes përpara të proceseve shtetformuese të Kosovës, dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Ministri Berisha theksoi se ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’u dalë në ndihmë dhe përkrahje të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.