Prishtinë, 9 shkurt 2013
Sot në Prishtinë në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne muaji i mevludit.
Në këtë manifestim të organizuar nga Departamenti i të Rinjve të Kryesisë së BIK në bashkëpunim me Këshillin e BI të Prishtinës qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava, pastaj përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësive Islame nga e gjithë Kosova dhe ata nga Lugina e Presheva, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.

Manifestimi nisi me ashere nga Kurani i Madhëruar, ndërsa për rëndësinë e  manifestimit kushtuar Muhamedit a.s., para të pranishmëve foli Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i cili duke folur për rëndësinë që ka kujtimi i Muhamedit a.s., fillimisht tha: “Jemi tubuar sot këtu për të kujtuar lindjen e Pejgamberit, të cilin Allahu xh. e dërgoj me mision që të na drejtoj në rrugën e drejtë. Jemi tubuar për të vazhduar traditën e kamotshëm të shëmimit të lindjes së Muhamedit a.s.  të bindur që po kujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame.
Kujtimi i lindjes së Pejgamberit a.s.  është traditë e herëshme, përmes së cilës besimtarët me devotshmërinë më të madhe organizuan manifestime në forma të ndryshme në kujtim të lindjes së Pejgamberit a.s. e kjo është e kuptueshme, ngase edhe vet Zoti në Kuran e ka lavdëruar Muhamedin a.s, dhe ka kërkuar edhe nga ne (besimtarët) të lutemi dhe ta kujtojmë Muhamed mustafanë.”

“Të gjithë ata që  shprehen kundër kujtimit të lindjes së Muhamedit a.s, të gjithë ata që shprehen kundër organizimit të mevludit për kujtim të Muhamedit a.s., pa vetëdije i bëjnë dëm Islamit dhe heqin dorë nga një traditë e kamotshme e besimtarëve tanë. Nuk duhet harruar traditën e mevludit, traditën e kujtimit të pejgamberit në familjet tona, në xhamitë tona, në institucionet tona, aty ku është e mundur. Po ashtu, nuk duhet harruar as ylematë tanë që krijuan vepra letrare për respekt e dashuri ndaj Pejgamberit a.s”- tha myftiu Tërnava.
Duke përfunduar, Myftiu Tërnava  u shpreh: “…ne duhet kujtuar Pejgamberin a.s., duke lexuar Kuran, duke vepruar sipas haditheve të tij, duke kënduar mevlud, ilahi, poezi etj. Po ashtu, e kemi për obligim që traditën shumëshekullore të Mevludit te ne ta vazhdojmë e tua lemë edhe brezit të ri si trashëgimi pozitive.”
Pas fjalës së myftiut, imamët veteran Hasan ef. Salihu – Prizren, Ferat ef. Gërguri – Vushtrri, Mustafë ef. Dervisholli -Prishtinë, të shoqëruan edhe nga imami Adem ef. Hoxha-Ferizaj dhe Sallah ef. Feta -Prishtinë kënduan pjesë nga “Mevludi” i Tahir efendi Popovës, që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…