Mesazh urimi për ipeshkvin Dodë Gjergji I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji,Me rastin e festës së Kërshëndellave, më lejoni që me respekt t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.Megjithëqë, vit e kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet.Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu, kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që na duhen për një të ardhme më të mirë për njerëzimin..Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.Prishtinë, 24 dhjetor 2020Me respekt,Myftiu i KosovësNaim ef. Tërnava