I nderuari ipeshkv, Dodë Gjergji

Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, më lejoni që t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Ju, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve shqiptarë të besimit të krishterë, duke ju dëshiruar gjithë të mirat, me shëndet, mbarësi e lumturi!

Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, për t’u kujtuar e festuar, sepse në zanafillën e saj ka jetën, shpresën e mbarësinë.

Tashmë dihet, festat fetare te ne janë të shtresuara thellë në identitetin tonë, sikurse besimet tona, dhe si të tilla janë çaste që krijojnë kushte e premisa për reflektim, solidaritet e humanizëm. Po ashtu festat fetare përgjatë historisë sonë kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto që tashmë e identifikojnë popullin tonë.

Zotni Ipeshkv, përmes jush uroj e përgëzoj edhe gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë!

Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi!

Prishtinë, 24 dhjetor 2024

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”

Prishtinë, më 26 dhjetor 2024 Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Koso…