I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji,

Me rastin e festës së Kërshëndellave, më lejoni që me respekt t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.
Megjithëqë, vit e kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet.
Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu, kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që na duhen për një të ardhme më të mirë për njerëzimin..
Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.
Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

Prishtinë, 24 dhjetor 2020

Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…