Prishtinë, 27 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferenca shkencore” Jeta e Pejgamberit a.s. prej lindjes e deri në shpalljen hyjnore” e cila u mbajt në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me rastin e muajit të Mevludit e që u organizua nga Fakulteti i Studimeve Islame (FSI) nw Prishtinw.

Në këtë konferencë morën pjesë dekan i FSI-së dr, Fahrush Rexhepi, kryetari i Kuvendit të BIRK-ut dr. Ajni Sinani, këshilltari i Ministrit të Arsimit, dr. Shkodran Imeraj, drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, dr. Ardian Muhaj, drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, dr.Hysen Matoshi, drejtori i Medresesë Aluddin në Prishtinë mr. Jukup Çunaku, studiues, pedagog, imamë, kryetar e KBI të Kosovës, student etj. Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi dekani i FSI-së dr, Fahrush Rexhepi i cili paraprakisht u lut për viktimat e tërmetit që e ka goditur Shqipërinë në duke lutur të madhit Zoti për falje dhe durim të familjeve të tyre. Ai tha e studimi dhe njohja e biografisë së Muhamedit a.s. është i një rëndësi të veçantë tejkalon suazat e kufijve gjeografik, shtetror, nacional e racor, sepse figura e tij është e përmasave mbarë njerëzore dhe mbarë botërore. Ai në fund referuesve të kësaj konference i ka dëshiruar punë dhe suksese gjatë paraqitjes së kumtesave të tyre.

Kurse Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava duke iu drejtuar të pranishmëve u uroi dhe përshëndeti ata në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve e të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, duke ju uruar për këtë aktivitet shkencor që po mbahet për jetën e njeriut më të dashur për ne besimtarët myslimanë, të Dërguarit të Allahut xh. sh., Muhamedit a.s.. Ky aktivitet i organizuar nga Fakulteti i Studimeve Islame merr peshë e rëndësi edhe më të madhe për faktin se po mbahet gjatë muajit Rebiulevvel, që, te ne, po edhe në botën myslimane, njihet si muaji i Mevludit, muaj në të cilin festohet lindja e Pejgamberit a.s. dhe kujtohen jeta dhe vepra e tij.

Në të vërtetë, myslimanët, duke festuar e shënuar Lindjen e Muhamed Mustafasë, ata shprehin dashurinë, nderin dhe respektin ndaj Pejgamberit të tyre, jetës së tij, mësimeve dhe udhës së tij që duhet pasuar.

Nga kjo konferencë presim që të njihemi me këndvështrime dhe të përfitojmë njohuri të reja, por, edhe sikur vetëm t’i përsëritnim të dhënat për jetën e Pejgamberit a.s., do të mjaftonin për të konstatuar se kjo është një punë dhe e arritur e mirë, sepse të rikujtuarit e gjërave, sipas urdhrit kuranor, është një punë që u bën shumë hair dhe u sjell dobi besimtarëve: “Pra, rikujto, se vërtet rikujtimi u bën dobi besimtarëve”! (edh-Dharijat, 55).

Ai në fund kërkoi që që bashkërisht t’i dërgojmë salate e selame Pejgamberit tonë dhe një “Fatiha” t’ua bëjmë hedije shpirtrave të vëllezërve tanë që ndërruan jetë nga termeti i djeshëm në Shqiperi!

Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islame, dr. Ardian Muhaj, duke paraqitur kumtesën e tij theksoi se edhe kur shqyrtohet historia e Islamit në fillet e përhapjes së tij, zakonisht vëmendja përqendrohet dhe kufizohet tek situata historike në Hixhaz dhe në Gadishullin Arabik. Mirëpo, përderisa mesazhi dhe misioni i Islamit janë universalë, ky kufizim në këtë gjeografi e histori lokale është një nga shfaqjet e mënyrës orientaliste të këndvështrimit mbi Islamin. “Ky këndvështrim nënkuptueshëm e paraqet Islamin si një aksident dhe si dukuri e tepërt apo e panevojshme në historinë e njerëzimit. Shqyrtimi shkencor i lindjes dhe përhapjes së Islamit e bën të domosdoshme që të përpiqemi të dalim jashtë këtij këndvështrimi të njëanshëm. Përderisa feja islame u përhap në pjesën më të madhe të botës së njohur që në shekullin e parë hixhri, atëherë edhe shqyrtimi i gjendjes së kësaj pjese të botës ku feja islame u përhap me kaq lehtësi e shpejtësi në këtë periudhë, është kusht thelbësor për kuptimin e këtij procesit historik dhe rëndësisë së tij në shoqëritë përkatëse”-tha ai.

Në këtë konferencë morën pjesë 22 studiues shkencorë dhe ishte e ndarë në katër seanca.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…