Prishtinë, 10 mars 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mori pjesë në ngjarjen e garave të Kuranit të nxënëseve të klasave të njëmbëdhjeta dhe atyre të dymbëdhjeta të medresesë “Alauddin”. Myftiu Tërnava në hapje të kësaj ngjarjeje mbajti edhe një fjalë rasti, përshëndeti nxënëset dhe i inkurajoi që të vazhdojnë me leximin dhe mësimin e Kuranit fisnik. Ai u shpreh:”Nuk mund të paramendohet jeta e myslimanit pa lexim të Kuranit, prandaj ju inkurajoj që sa më shumi të lexoni dhe meditoni fjalët e Allahut xh. sh.!”.
Më pas, drejtori i medresesë “Alauddin” Jakup ef. Çunaku, pasi i përshëndeti nxënëset dhe u uroi sukses, i shpalli garat të hapura.
Nxënëset garuese u vlerësuan nga komisioni vlerësues, i përbërë nga Sabri Bajgora kryeimam i Kosovës, Safet Hoxha profesor në FSI në Prishtinë, Hatixhe Jashanica-Sadriu mësimdhënëse dhe Ramadan Uka koordinator dhe mësimdhënës. Moderonte prof. Driton Arifi.

Për klasat e njëmbëdhjeta vendi i parë i takoi klasës 11/5 nga paralelja e Prizreni. Në vendin e dytë u rendit klasa 11/4 nga Prishtina, dhe vendi i tretë i takoi klasës 11/3 nga Prishtina.
Kurse për klasët e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës 12/5 nga Prishtina, vendi i dytë klasës 12/4 nga Prishtina, dhe vendi i tretë 12/7 nga Prizreni. Drejtoria e shkollës vajzave garuese u dha mirënjohje dhe shpërblime. Po ashtu u premtua se kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…