Prishtinë, 15 maj 2014
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot i ka dërguar një telegramngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, me rastin e tragjedisë në minierën Manisa. Më poshtë telegrami i plotë i Myftiu Tërnava për kryeministrin turk Erdogan.
Kryeministrit të Republikës së Turqisë
Ekselencës së tij Rexhep Tajib Erdogan
Ankara
TELEGRAMNGUSHËLLIMI
I nderuar Kryeministër Erdogan!
Me dhimbje morëm lajmin tragjik për eksplodimin në minierën e Manisa (Turqi Perëndimore), ku humbën jetën minatorët në krye të detyrës.
Në emër të Kryesisë së Bashkërisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, i nderuar Kryeministër dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta Juve, familjeve të viktimave dhe popullit mik të Turqisë.
Në këto moment të dhimbjes dhe pikëllimit në vendin Tuaj, dëshiroj të shpreh solidaritetin me Ju dhe popullin tuaj duke e lutur Zotin që t’u jap sabër e gajret ndërsa viktimat Ti shpërblej me xhenet.
Me respekt,
K R Y E T A R I,
Myftiu, Mr. Naim Tërnava