Prishtinë, 28 tetor 2020

Me rastin e 12 Rebiul Evelit, ditëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi manifestim për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë islame, i cili u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Nevzat Akin, hoxhallarë dhe shumë xhematë të tjerë. Programi filloi me një pjesë nga Kurani fisnik, të cilën e lexoi hafëz Daut ef. Lezi.

Ligjëratën kryesore para të pranishmëve e mbajti Myftiu Tërnava, i cili kujtoi ajetin kuranor, i cili çmon lart figurën dhe personalitetin e Muhamedit a.s.: “Vërtet ti je në piedestalin më të lartë të moralit.” “Muhamedi a.s. ndryshoi historinë njerëzore, ai ishte një hallkë lidhëse dhe në zëvendësimin e territ që mbizotëronte në tokë me dritën e vazhdueshme e t ë gjithmonshme e cila vinte nga qielli, nga Zoti xh.sh. Ne sonte e festojmë ditëlindjen e Muhamedit a.s. në këtë xhami kaq domethënëse e me një vlerë të jashtëzakonshme dhe më këtë xhemat shumë të mirë, të cilët përkundër rrethanave ata kaluan përgjatë historisë, ditën ta kujtojnë e çmojnë ditëlindjen e Muhamedit. Sonte festojnë të gjithë myslimanët anekënd botës, a.s. ku xhamitë kumbojnë në përmendjen dhe rikujtimin e Muhamedit a.s. emrin e të cilit e garantoi Zoti deri në shkatërrimin e kësaj gjithësie”- tha Myftiu Tërnava.

Ai më pas porositi të pranishmit që të rikujtojmë këto momente që edhe në shpirtin dhe zemrën tonë të fitojmë dashurinë dhe respektin ndaj Krijuesit tonë, që për ne dërgoi mëshirë këtë Pejgamber. Ligjërata e tij më pas u zhvendos në historinë e tij të bukur që nga fëmijëria, rinia dhe momentet e fundit të jetës së të Dërguarit. Ai veçoi Isranë dhe Miraxhin, betejat e Pejgamberit, çlirimin e Mekës, si dhe shumë dhunti e veçori që Allahu ia fali atij.

Ligjërata e Myftiut Tërnava u karakterizua edhe me lutjet për paqe e harmoni mes njerëzve në gjithë globin.

Programi më pas vazhdoi me pjesën artistike, me këndimin e mevludit, ilahive dhe kasideve, të përgatitura nga imamët e Prizrenit, si dhe krejt në fund u bë edhe duaja, të cilën e bëri Myftiun Naim ef. Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…