Me dhembje të thellë mësuam lajmin për kalimin në Ahiret të prijësit e udhëheqësit të Teqesë bektashiane në Gjakovë, shehut të nderuar Mumin Lama.

I ndjeri për shumë vite qe në krye të Teqesë, ku me përkushtim dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe fisnikërimin e pasuesve të tarikatit bektashi. Sheh Mumini ishte njeri i urtë e intelektual, i pajisur me virtyte fisnike.

Si bashkëpunues e tolerant, ai ka kontribuar gjatë në aktivitetet e tij si drejtues i Teqesë, si dhe ka kontribuar në kultivimin e mirëkuptimit e harmonisë ndër-fetare tek ne e më gjerë. Do e kujtojmë përgjithmonë si një mik të dashur e të respektuar.

Me këtë rast ngushëlloj familjen e rahmetliut, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, si dhe drejtuesit e pasuesit e Teqesë së Bektashinjve në Gjakovë.

Zoti e pastë mëshiruar!

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

  • Konkurs

    Datë: 25 shkurt 2025 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë:KONKURSPër këto vend…
  • Konkurs

    Datë: 14 shkurt 2025 Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj, shpallë:KONKURSPër plotësimi…
  • Tender

    Prishtinë,  24 janar 2025 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 25 shkurt 2025 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë:KONKURSPër këto vend…