Prishtinë, 12 maj 2016

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, të enjten qëndroi në Tiranë, me ç’rast vizitoi ambasadorin, Fayez Mishari Al Jasim, ambasador jorezident i shtetit të Kuvajtit.

Ambasadori Al Jasim falënderoi myftiun Tërnava për këtë vizitë, duke theksuar se bashkëpunimi dhe komunikimi bilateral është i kënaqshëm, dhe se kjo vizitë edhe më do të forcojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, e në veçanti me institucionin e BIK-ut.

Nga ana e tij myftiu Naim Tërnava falënderoi ambasadorin Al Jasim për pritjen e bërë, dhe çmoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Kuvajti po ofron në ndërtimin e Kosovës, si dhe e njoftoi me punën e BIK-ut dhe organizimin e mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

Ambasadori Al Jasim premtoi se shteti i Kuvajtit është i përkushtuar të ndihmojë Kosovën, dhe posaçërisht institucionet e BIK-ut, në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në dobi të komunitetit, dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…