19 dhjetor 2018

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sot, më datë 19 dhjetor 2019, mbajti  mbledhjen  e rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, dr. Ajni Sinani. Në fillim, pjesë Kurani këndoi anëtari Avdush ef. Krosa, kurse, pas këndimit Kuran, mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit dr. Ajni Sinani, i cili fillimisht u shprehu mirëseardhje anëtarëve të Kuvendit, si dhe i falënderoi ata për punën dhe angazhimin e tyre. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili çmoi kontributin që janë duke e dhënë kuvendarët dhe njëherazi ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit të që japin kontributin e tyre edhe më për avancimin dhe shtyrjen e proceseve përpara dhe që amanetin të cilin e kemi marrë mbi supe tona ta çojmë në vend. Myftiu Tërnava po ashtu  njoftoi kuvendarët që BIRK-u ka përfunduar shumë projekte infrastrukturore e disa janë në fazën  finale të realizimit të tyre dhe me këtë lehtësohen shumë jeta dhe aktivitetet fetare. Falënderojmë Zotin që punët janë duke ecur mbarë e mirë. Ne shprehim falënderime edhe për donatorët të cilët vazhdimisht nuk po ngurrojnë të na ndihmojnë me projekte në të mirë të të qytetarëve tanë. Ai më pas tha se BIRK-u do të vazhdojë me ngritjen infrastrukturore  të këshillave të BI-së së Kosovës edhe në të ardhmen

Më pas, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2020. Para kuvendarëve të BIRK-ut, projektbuxhetin e paraqiti drejtori financiar dr. Islam Hasani, i cili arsyetoi dhe sqaroi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Pas shqyrtimit, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, me shumicë votash, miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2020.

Në mbledhje u shtruan edhe lëndë të tjera dhe u morën vendime nga kompetencat e Kuvendit si dhe për shumë çështje të tjera të ndryshme.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…