Prishtinë, 20 nëntor 2020

Kursistet e mësim-besimit, në Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, kanë organizuar një program modest festiv me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. Ky program që u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve të fushatës “Frymëzuar nga Muhamedi a.s” të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, u mbështet edhe nga Departamenti i Gruas nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Programi filloi me këndim të kuranit, kurse më pas mualimja e KBI-së në Prishtinë Kadrije Dragusha-Ademi tha se janë mbledhur këtu për të përkujtuar fytyrën më të ndritshme të njerëzimit.Ndërsa kryetarja e departamentit të gruas në Kryesisë së Bashkësisë islame të Kosovës, Vaxhide Podvorica mbajti një ligjëratë duke thënë se Muhamedi a.s mbetet shembull më i mirë për njerëzimin. Në këtë program festiv morën pjese edhe tri mualimet e Prishtinës të cilat treguan fragmente nga jeta e pejgamberit Muhamedit a.s.

Vogëlushet që vijojnë mësim -besimin në KBI të Prishtinës recituan vjersha, kaside dhe tregime kushtuar Muhamedit a.s duke vënë në shprehje diturinë e marrë gjatë kursit të mësimbesimit. Po ashtu u këndua edhe pjesë nga mevludi. Për shkak të situatës pandemike në këtë program morën pjesë vetëm një pjesë e grave aktiviste, ndërsa u respektuan në përpikëri masat dhe rekomandimet kundër pandemisë Covid-19.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…