Prishtinë, 11 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe delegacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë në krye me drejtorin e përgjithshëm Adnan Ertem, u pritën nga kryetari i Mamushës Abdulhadi Krasniq-i,
Në këtë takim, kryetari i Mamushës Abdulhadi Krasniq-i, theksoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë me BIRK-un dhe falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe ndërmjetësimin për realizimin e projekteve me Drejtorinë e Vakëfeve nga Turqia.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi kryetarin Abdulhadi Krasniq-i për mikpritjen dhe theksoi se BIRK-u vazhdimisht do të angazhohet që të jetë në shërbim të qytetarëve, për përmirësimin e jetës fetare dhe për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Më pas, u zhvilluan inspektime në punët që janë duke u kryer në xhami si dhe në aneksin e kësaj xhamie që ndodhet afër godinës së Komunës.