Prishtinë, më 26 mars 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpartiakët e tij, ka shtruar sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe për bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Abdixhiku e ka cilësuar muajin Ramazan, si muaj të durimit, mirësisë, mikpritjes e solidaritetit. “Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.
Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit!” – thuhet në postimin e publikuar nga kryetari Abdixhiku.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Abdixhiku për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu se iftaret duhet gjithnjë të na shërbejnë për afrim ndërmjet vete.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…