Prishtinë, 09 nëntor 2018
Sot, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, z. Shaban Shabanin.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje, e më pas e njohu edhe me punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton.
Nga ana e tij, kryetari Shabani, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Në fund, që të dy u pajtuan që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve.