Prishtinë, më 18 gusht 2022

Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash, i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, takuan sot mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi shtetin e Turqisë dhe popullin e saj për punën madhore që kanë bërë dhe që po vazhdojnë ta bëjnë për popullin e Kosovës. Ai veçoi bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me Dijanetin në fushën fetare, e në veçanti e falënderoi për ndihmën e ofruar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
“Puna dhe aktiviteti i mualimeve është i prekshëm dhe madhor me fëmijë e mosha të tjera që mësojnë leximin e Kuranit dhe i falenderoj për këtë aktivitet duke lutur që Zoti t’i shpërblejë” – tha Myftiu Tërnava.

Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash tha se ndjehet i gëzuar që po e sheh që Kosova çdo herë e më shumë po lulëzon dhe përparon për të mirë.

“Bashkëpunimi me BIK-un do të thellohet edhe më në të mirë dy vendeve dhe ndjehem i privilegjuar që po mundem të ofrojë ndihmë vëllazërore për Kosovën dhe mirëqenien e popullit të saj” – tha dr. Ali ef. Erbash.

Ai po ashtu falenderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunim dhe arritjet që i ka shënuar, kurse u ndje i inpresionuar me aktivitetin dhe punën e mualimeve dhe për punën e tyre sot po u dhurojmë nga një laptop për secilën për t’ua lehtësuar aktivitetin e mësim-besimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …