Prishtinë, më 13 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që  shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Me këtë rast lideri i AAK-së Haradinaj theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e bekuar të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai shprehu  mirënjohje për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.

Ai më pas tha se në frymën e bashkimit në një sofër, si një prej traditave qindravjeçare, shpirtërore e humane të popullit shqiptar, sonte në selinë e AAK-së, kam shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Në çdo angazhim tonin, krahas materiales, ishin vlerat shpirtërore ato që na rrëfyen rrugën e drejtë të bashkimit e solidaritetit, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.
Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe devotshmëri ndaj Krijuesit, të na shërbejë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë. Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!

Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional, nënvizoi se BIK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare që mund t’i kemi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…