Kryesia e BIK në mbledhjen e sotme (9 maj 2015), të kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, shqyrtoi përgatitjet për muajin e Ramazanit, ndërsa projektin për këtë para Kryesisë e prezantoi kryeimami, Sabri ef. Bajgora, e të cilin pas debatit e shqyrtimit të hollësishëm Kryesia edhe e miratoi.
Po ashtu Kryesia martoi edhe projektin e Drejtorisë për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, për realizimin e emisioneve tematike që do të përgatiten për Ramazan.
Kryesia e BIK debatoi edhe për përgatitej e haxhit të sivjetmë, si dhe për gjendjen në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, përse miratoi edhe deklaratën që e dha për opinionin.
Kryesia po ashtu shqyrtoi edhe lëndën, nga mori një sërë vendimesh.