Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2015, të kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, pas një debatit të gjithanshëm dhe pas shqyrtimit pikë për pikë, miratoi tri projektrregullore të propozuara nga Fakulteti i Studimeve Islame, përkatësisht: Rregulloren për Studime, Rregulloren për sistemin tutorial dhe Rregulloren për veprimtari kërkimore e shkencore.

Miratimi i këtyre tri rregulloreve përmirëson bazën juridike në punën dhe funksionimin e Fakultetit të Studimeve Islame.
Në këtë mbledhje Kryesia e BIK-së shqyrtoi edhe një sërë lëndësh, për të cilat edhe mori vendime në bazë të kompetencave të saja.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…