Prishtinë, 30 nëntor 2021 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Mbledhja u hap me një këndim të sures El-Fatiha për shpirtrat e atyre që vdiqën nga aksidentit tragjik në Bullgari, si dhe viktimave që vdiqën nga sulmi kriminal mbi autobusin ku mbetën të vrarë tre persona, dy prej tyre nxënës që ktheheshin nga shkolla në Deçan, andaj lusim Zotin që viktimat t’i marrë në mëshirën e Tij, familjeve të tyre t’u japë sabër e gajret që ta përballojnë më lehtë dhimbjen dhe mërzinë, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë!

Më pas Myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për gjithë anëtarët e Kryesisë, si dhe për të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin që janë duke dhënë në shërbim të forcimit dhe ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh. “Falënderojmë Allahun që na ka mundësuar të jemi pjesëtarë të kësaj feje dhe të japim kontribut që të vazhdojmë në rrugën e Muhamedit a.s., sahabëve dhe pasuesve të tyre dhe kështu do të vazhdojë deri në kiamet. Po ashtu lusim Allahun që sa më shpejtë të kalojë kjo pandemi dhe që bota të kthehet në normalitet të plotë” – tha Myftiu Tërnava, njëherësh, ai luti Zotin që të kemi shëndet e prosperitet në shtetin tonë. 

Mbledhja vazhdoi me rendin e ditës që ishte leximi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit e Kryesisë, parapërgatitja për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të BI-së së Kosovës, aprovimi i Projekt-buxhetit të Këshillave të BI-së dhe Kryesisë së BIRK-ut për vitin 2022, si dhe më pas diskutimi vazhdoi me shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …