Prishtinë, 14 qershor 2016
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtruar iftar në Gjilan për imamët e rajonit të Ferizajt, Gjilanit dhe Preshevës. Në këtë iftar mori pjesë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët si dhe drejtuesit e Këshillave vendor.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Myftiu Tërnava tha se përgjegjësi dhe këtë obligim  që e kemi marr ta kuptojmë drejt dhe të mundohemi që ta përhapim e shpjegojmë tek të tjerët e në veçanti tek brezi i ri duke iu bërë me dije se fjala e Allahut xh. e shoqëroi edhe njeriun e parë Ademin a.s.,e deri tek Muhamedi a.s., Poashtu MyftiuTërnava i falënderoi imamët për prezencën e tyre dhe i porositi që veçanërisht gjatë këtij muaji  të japin kontribut edhe më shumë  duke iu bë me dije xhematit se Islami është një fe e paqes, tolerancës, respektit, sakrificës dhe urdhëron në ndihmë nevojtarit dhe fe e cila përmbush të gjitha nevojat te individi familja dhe shoqëria.

Në vazhdim të fjalës së tij myftiu Tërnava  tha se BIK sikur deri më tash do të prodhoj vetëm paqe, lumturi, harmoni, solidaritet e vëllazëri në mes njerëzve dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e imamëve që janë duke bërë në terren dhe kërkoi që edhe më shumë t’i japim siguri këtij vendi, të punojmë për ardhmërinë tonë dhe  për brezin e ri. {gallery}iftargjilan16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…