Prishtinë, më 14 dhjetor 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.

Gjatë kësaj mbledhje, Myftiu Naim ef. Tërnava, shfrytëzoi rastin që t’i njoh anëtarët e Kryesisë përkitazi me takimet e tij të fundit, të cilat i ka zhvilluar me ambasadorët e Arabisë Saudite, Katarit dhe të Kuvajtit, duke theksuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë mes vete Bashkësia Islame e Kosovës dhe këto vende.

Ai shfrytëzoi rastin që të shpreh edhe njëherë falënderimet e tij për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë këto vende për Kosovën dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu përkushtimin dhe interesimin e institucionit të BIK-ut për thellim dhe intensifikimin të bashkëpunimit me këto vende.

Si pikë kryesore të rendit të ditës Kryesia pati parapërgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që do të mbahet të enjten, më 26 dhjetor 2024.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan lëndë të tjera, si dhe u morën vendime në bazë të kompetencave të kësaj Kryesie.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava mbajti takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 16 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…