Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës Prishtinë, 20 shkurt 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës me anëtarët e saj, të cilën e kryesoi kryetari i Kryesisë, Myftiu Naim ef. Tërnava. Kjo mbledhje është në vazhdën e takimeve të rregullta të Kryesisë, e që si pikë e rendit të ditës qe parapërgatitja për muajin e bekuar të Ramazanit. Në këtë pikë, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, drejtori i Drejtorisë për Media dhe Kulturë, Ramadan ef. Shkodra dhe drejtori i Drejtorisë së Financave, Islam ef. Hasani, paraqitën para Kryesisë plan programin e tyre rreth aktiviteteve të muajit të Ramazanit. Pas shqyrtimit të planeve dhe të projekteve, Kryesia në parim miratoi këto projekte. Përveç kësaj, Kryesia kishte në rend dite edhe shqyrtimin e lëndëve dhe marrjen e vendimeve nga kompetencat e saj, si dhe pika të ndryshme.