Prishtinë, 18 mars 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryesia në këtë mbledhje, në rend të ditës pati shqyrtimin dhe miratimin e raportit të Kryesisë, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrës financiare për vitin 2020, shqyrtimin dhe miratimin e llogarive përfundimtare të këshillave të BI-së për vitin 2020, si dhe përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë dhanë propozimet e tyre përkitazi me pikat e parapara të rendit të ditës, si dhe në fund miratuan raportin dhe pasqyrën financiare të Kryesisë.

Më pas diskutimi vazhdoi me shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…