Prishtinë, 12 qershor 2021 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava. Fillimisht Myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për gjithë  anëtarët e Kryesisë, si dhe për të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin që janë duke dhënë në shërbim të ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh. “

Falënderojmë Allahun që na ka mundësuar të jemi pjesëtarë të kësaj feje dhe të japim kontribut që të vazhdojmë në rrugën e Muhamedit a.s., sahabëve dhe pasuesve të tyre dhe kështu do të vazhdojë deri në kiamet, ndaj lusim Allahun që sa më shpejtë të kalojë kjo pandemi dhe që bota të kthehet në normalitet të plotë” – tha Myftiu Tërnava, njëherësh, ai luti Zotin që të kemi shëndet e prosperitet në shtetin tonë.

Myftiu Tërnava po ashtu uroi gjithë qytetarët e Kosovës për 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit, si dhe përshëndeti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryesia në këtë mbledhje, në rend të ditës pati leximin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, raporti mbi aktivitetin gjatë muajit Ramazan 2021, raporti mbi Zekatin dhe Sadakatul-Fitrin për këtë vit, aprovimi i rregulloreve të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame si dhe më pas diskutimi vazhdoi me shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…