Prishtinë, 7 tetor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Rahovecit, ku u mirëprit nga kryetari Shani ef.Sylka dhe administrata e Këshillit, nga të cilët u informua rreth jetës fetare, mësim-besimit dhe aktiviteteve të tjera të Këshillit.

Kryeimami rikonfirmoi mbështetjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për Këshillin e Rahovecit dhe njoftoi kryetarin Sylka, se procedurat e pranim dorëzimit teknik të objektit të vakëfit në Rahovec kanë përfunduar dhe tanimë objekti është në shërbim të Këshilit të Rahovecit.

Kryetari Sylka falënderoi kryeimamin dhe Kryesinë për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe të nevojshëm për besimtarët dhe Këshillin e Bashkësinë Islame në Rahovec.

Vlen të theksohet se ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …