Prishtinë, më 28 korrik 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me zv.kryeimamin Fatmir ef. Iljazi dhe këshilltarin për Çështje Fetare pranë ambasadës turke në Prishtinë, z. Bunyamin Albayrak, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, ku u pritën nga kryetari Shani ef. Sylka me bashkëpunëtorë.

Pas takimit zyrtar, kryeimami me mysafirët ka vizituar edhe ambientet e Xhamisë Qendrore në Rahovec, ku po mbahet shkolla verore e mësim-besimit nga mualimet e Departamentit të Gruas.

Kryeimami Sahiti e përgëzoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec për organizimin e shkollës verore dhe i uroi mualimet për punën e kontributin e tyre në mbarëvajtjen e mësim-besimit me grupmosha të ndryshme.

Projekti i angazhimit të mualimeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe këtë vit po mbështetet nga zyra e Dijanetit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…