Prishtinë, më 30 korrik 2024

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile të iniciativës “Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, në krye me  drejtorin ekzekutiv të KIPRED-it, z. Lulzim Pecin.

Kryeimami Sahiti fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare në Kosovë. Ai tha se ne mbesim të gatshëm për të kontribuuar në këtë drejtim, duke ndarë kështu përvojat tona në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më harmonike.

Nga ana e tij, z. Peci, falënderoi kryeimamin Sahiti për përkrahjen e tij, duke thënë se mbështetja e këtij projekti nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës, i jep peshë edhe më të madhe misionit të tyre, duke shprehur kështu gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë bashkëpunimin për të arritur vizionin e përbashkët, që Kosova të përjetohet si një shtëpi e çdo qytetari që jeton në këtë vend.

Iniciativa “Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, ka për qëllim që të nxisë dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare, si dhe të kontribuojë në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…