Prishtinë, më 28 shtator 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, bashkë me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Angazhimi i ndërsjellë i dy institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore islame në Kosovë u formalizua përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes MKRS-së nga ministri z.Hajrullah Çeku dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore Islame, të përfaqësuar nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Përmes kësaj marrëveshjeje ndër të tjera do të krijohen mekanizma të përbashkët për vlerësimin, inventarizimin, dokumentimin e monitorimin e zbatimit të projekteve të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, të luajtshme dhe shpirtërore të besimit islam në vend.

Te dyja palët theksuan qëndrimin dhe përkushtimin institucional për të vazhduar angazhimin në mënyrë që kjo marrëveshje të zbatohet në mënyrë sa më efikase.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…