Me ftesë të Ministrisë së Haxhit dhe Umres, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe zëvendëskryeimami Fatmir ef. Iljazi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite, për të marrë pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e Shërbimeve të Haxhit dhe Umres “Expo Hajj”, pjesëmarrës të së cilës janë delegacionet shteterore nga më shumë se 60 vende të botës.

Kryeimami Sahiti gjatë pjesmarrjes së tij në Konferencë, pati rastin të takohet me akterë të rëndësishëm të institucioneve përgjegjëse për organizimin e haxhit, me ç’rast i diskutoi çështjet që kanë të bëjnë me lehtësimin e organizimit të haxhit për këtë vit, si dhe ofrimin e kushteve sa më komode për haxhitë e Kosovës.

Po ashtu, gjatë kësaj Ekspozite, kryeimami Sahiti, pati rastin të takohet edhe me zëvendësministrin e Ministrisë së Haxhit dhe Umres, z. Abdel Fettah Meshat.

Ky është edicioni i dytë i Konferencës dhe Ekspozitës së Shërbimeve të Haxhit dhe Umres, që po mbahet nën patronazhin e princit të Mekës, Halid el Fejsal.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…