Prishtinë, 7 dhejtor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me delegacionin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, të udhëhequr nga zv/drejtori gjeneral, Aydin Cem Aslanbay, kanë vizituar sot disa nga projektet e realizuara në Kosovë që janë restauruar deri më tani dhe që do të restaurohen nga kjo drejtori në bashkëpunim me Bashkësinë Islame.

Vizitat e zv/drejtorit të Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë me kryeimamin e Kosovës, filluan në Mamushë ku vizituan kompleksin e ri të xhamisë në këtë komunë, ku bëjnë pjesë sahat kulla së bashku me objektet përcjellëse që mundësojnë edhe mësim-besimin.

Kryeimami Sahiti dhe zv/ drejtori, Aslanbej u pritën nga kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, me që rast biseduan për investimet e realizuara nga kjo drejtori në këtë komunë dhe rëndësinë që kanë për besimtarët dhe trashëgiminë kulturore islame.

Të nderuar me vizitën në Këshillin e Bashkësisë Islame të Rahovecit, u shprehën udhëheqësit e këtij këshilli, me ç’rast falënderuan përzemërsisht për investimin e Drejtorisë së Vakëfeve në këtë qytet.

Kryeimami Sahiti duke vlerësuar lart përkushtimin dhe angazhimin e Drejtorisë së Vakëfeve, falënderoi për kontributin që kanë dhënë në këtë komunë si dhe në gjithë Kosovë, duke njoftuar delegacionin nga Ankaraja se ky objekt do të shërbej kryesisht për mësim-besimin e të rinjve në këtë qytet, të cilët janë mjaft aktiv.

Vizita e delegacionit më pas vazhdoi për në Gjakovë. Në këtë qytet u njoftuan me punimet finale në xhamitë e restauruara, të Sefës , atë të Kusarëve dhe xhamisë së Mulla Jusufit dhe xhaminë e Mahmut Pashës që është ende në proces.

Në ndërkohë, në këtë qytet vizituan edhe Medresenë e Vogël, e cila është restauruar vite më parë, për të ndërtuar afër saj konviktin e qendrës së trajnimeve.

Në fund të kësaj vizite në Komunën e Gjakovës, vizituan edhe fshatin Rogovë, ku panë për së afërmi xhaminë e “Hasan Agës”, njërës prej më të vjetrave në këtë zonë, e cila pritet që shumë shpejtë të restaurohet.

Delegacion i lartë i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, po viziton Kosovën, ku janë pritur nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Kjo vizitë tre ditore ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në realizimin e projektorëve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe atë sociale e shëndetësore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…