Prishtinë, 10 prill 2019

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri ef. Bajgora, i shoqëruar nga asistenti i tij Fatmir ef. Iljazi, pritën sot në takim grupin e imamëve dhe të myezinëve nga Kosova, të cilët morën pjesë në trajnimin për përvetësimin e bukur leximit të Kuranit, të mbajtur në Tekirdag të Turqisë.

Udhëheqësi i këtij grupi Muhamed Mazllami, e njohu kryeimamin Bajgora me ecurinë e trajnimit dhe për takimet e zhvilluara gjatë kësaj vizite.

Fillimisht vizita e parë ishte te myftiu i Tekirdagut, Ismail Ipek, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga Kosova, si dhe mbajti një ligjëratë para tyre. Më pas vizita vazhdoi në qytetin Muratllë, në zyrën e myftiut Ugur Emiroglu, pastaj në Edirne, në xhaminë “Selimije”, në të cilën u mirëpritën nga myftiu i Edirnes Emrullah Uzum.

Gjatë qëndrimit në Turqi, grupi i nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës, vizitoi edhe Këshillin e Lartë të Fetvave, në të cilën u pritën nga këshilltari Mehmet Ekim.

Gjithashtu ata vizituan edhe qytetin e Çanakalasë, shoqatën “Tuder”, Medresenë e Tekirdagut etj.

Në fund të këtij trajnimi, u mbajt një program kulturor dhe u certifikuan të gjithë pjesëmarrësit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…