Prishtinë, 29 nëntor 2018
Instituti për certifikimin e produkteve hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës “Kosova Halal Institute” mori pjesë në samitin e gjashtë botëror të produkteve hallall “Halal Expo”, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë. Ky samit u organizua nga Organizata për Bashkëpunim Islamik OIC dhe Republika e Turqisë.
Në “Istanbul Halal Expo” morën pjesë më shumë se 250 kompani të ndryshme nga më shumë se 70 shtete të ndryshme nga e gjithë bota, përfshirë edhe kompani nga Kosova. Institutin “Kosova Halal Institute” në këtë samit e përfaqësuan Vedat Sahiti dhe Islam Hasani.