Datë: 7 shkurt 2023
Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e dy (2) vendeve të lira të punës:

Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Talinovc i Muhaxherëve, dhe
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Dremjak

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e notifikuar nga Kryesia e BIRK).
  2. T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
  3. Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
  4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
  5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
  6. Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
  7. Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  1. Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
  2. Certifikata e lindjes.
  3. Certifikata shëndetësore.
  4. Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
  5. Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
  6. Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
  7. CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
  8. Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).

VËREJTJE:

  • Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
  • Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.
  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
  • Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim
  • Konkurs

    Datë: 10 korrik 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë këtë:K O N K U R S P…
  • Tender

    Prishtinë, 2 korrik 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpallë: TENDER Kërkohet o…
  • Ftesë

    Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Diasporë …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 10 korrik 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë këtë:K O N K U R S P…